Reagon Thaçi: Kosova mbështet fuqishëm vendimin e SHBA-së dhe aleatëve për sulmin në Siri

Aktuale

Reagon Thaçi: Kosova mbështet fuqishëm vendimin e SHBA-së dhe aleatëve për sulmin në Siri

Nga: G.B Më: 14 prill 2018 Në ora: 10:18
Hashim Thaçi

Pas sulmit që kanë ndërmarrë SHBA, Franca dhe Britania e Madhe në Siri, ka reaguar presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Kosova e mbështet fuqishëm vendimin e këtyre shteteve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund dhe se Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t'i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftës në Siri.

Postimi i tij i plotë:

Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t'i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në Siri. HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat