Zgjedhje të reja, analisti tregon cili do të ishte koalicioni më i duhur

Aktuale

Zgjedhje të reja, analisti tregon cili do të ishte koalicioni më i duhur

H.Orana Nga H.Orana Më 15 prill 2018 Në ora: 20:08

Sot shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që partitë opozitare të gjejnë një kompromis për të tejkaluar situatën aktuale në vend. Hoti ka thënë se derisa pozita aktualisht ka 52 vota, opozita ka siguruar 68 vota deri më tani.

Njohësit e çështjeve politike thonë se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, një koalicion ndërmjet LDK-së dhe VV-së është më i duhuri. Kështu shprehet analisti Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

“Në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë një koalicion mes VV-së dhe LDK-së do të ishte më i duhuri. Çdo koalicion tjetër ku do te ishte edhe PDK-ja pjesë e saj, do te ishte ngecje e mëtutjeshme për shtetin dhe qytetarët e saj”, vlerëson Krasniqi.

Ai ka komentuar në këtë rast edhe deklaratat e zyrtarëve të LDK-së, të cilët kishin thënë se nuk mund të bashkëqeveriset me Vetëvendosjen.

“Por nëse marrim për bazë deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, se LDK dhe VV nuk mund të bashkëqeveriset, shtrohet pyetja pse kërkohen zgjedhje të parakohshme, kur pas zgjedhjeve nëse VV-ja nuk është pjesë e Qeverisë, pjesë do të ishin partitë që janë pjesë e pushtetit. Atëherë për çfarë do të na shërbenin zgjedhjet, kur nuk do të kishim zgjidhje por zgjedhje”, thotë analisti Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat