Miftaraj: Deputetë e ministra më aktakuzë të japin dorëheqje - Bota Sot
Miftaraj: Deputetë e ministra më aktakuzë të japin dorëheqje

Aktuale

Miftaraj: Deputetë e ministra më aktakuzë të japin dorëheqje

Nga: A.J Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:30
Ehat Miftaraj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga kryeministri dhe kryeparlamentari Veseli që t’i shkarkojnë personat në kabinetet e tyre që kanë aktakuzë. Abdixhiku tha se 25 përqind e kabinetit janë nën hetime e kanë aktakuzë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejetesi  e ka quajtur kërkesën e deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku për shkarkimin e ministrave më aktakuzë si legjitime.

Sipas Miftaraj njerëz me aktakuza ne Qeveri, minojnë rendë parimin e sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire dhe me duar te pastra.

Postimi i Ehat Miftaraj:

Kërkesë shume legjitime lidhur me shkarkimin e ministrave me aktakuze, edhe përkundër faktit se te njejtit janë te pafajshëm deri ne një vendim gjyqësor përfundimtar.

Njerëz me aktakuza ne Qeveri, minojne rende parimin e sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire dhe me duar te pastra.

Sikurse, një parti politike qe kërkon dhe promovon vlera te tilla, duhet qe vet te jete shembull dhe te kërkoj qe edhe deputetet e saj me aktakuze te japin dorëheqje nga pozita e deputetit.

Të pastrojmë oborrin tone se pari, ne mënyrë qe kërkesa për pastrimin e Qeverise, te jete e sinqerte dhe kuptimplote.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test