Jakup Krasniqi reagon për termocentralin ‘Kosova e Re’: Kush po investon dhe kush po fiton?

Aktuale

Jakup Krasniqi reagon për termocentralin ‘Kosova e Re’: Kush po investon dhe kush po fiton?

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:46
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me debatin që po bëhet rreth ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’, dhe paralajmërimit për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

Krasniqi në reagimin e tij ka thënë se nuk po dihet as kush është investitori dhe as kush po përfiton nga ky termocentral.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

KUSH PO INVESTON E KUSH PO FITON NË TERMONCENTALIN QË PRITET TË NDËRTOHET?

Ky i Kosovës që jo vetëm kushton dy – tri herë më shumë, por edhe do të ngritët çmimi i energjisë elektrike mbi 40%?! Një gjë nuk po kuptohet këtu: Kush po i bënë investimet në termocentralin e ri dhe kush po e nxjerrë profitin? Apo siç pat thënë një herë deputeti, Hydajet Hyseni: “Kush po shet dhe kush po blen”. Fjala ishte se kush po shiste e kush po blinte në Procesin e privatizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat