Kuvendi sërish pa kuorum, rekomandimet për shëndetësi votohen nesër

Aktuale

Kuvendi sërish pa kuorum, rekomandimet për shëndetësi votohen nesër

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:42
Kuvendi i Kosoves

Iniciuesja e interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, pas përfundimit të debatit mbi sistemin e shëndetësisë në Kosovë, ka lexuar rekomandimet e paraqitura nga grupi iniciues i interpelancës, por ato nuk u nxorën në votim në munges të kuorumit.

Rekomandimet paraqitura nga grupi iniciues i interpelancës:

Qeveria e Kosovës të fillojë me funksionalizimin dhe shtrirjen e plotë të sistemit informativ shëndetësor dhe të bëjë publik kalendarin e aktiviteteve.

Qeveria e Kosovës të implementojë të 22 masat e rekomanduara nga raporti i auditorit.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të hartojnë dhe të përgatisin parakushtet për sistemin informativ shëndetësor, ku përfshihen lisat e shërbimeve të sistemit shëndetësor në Kosovë në institucionet publike dhe ato private.

Rishikimi i Ligjit për sigurime shëndetësore i parashikuar në programin legjislativ për në qershor të vitit 2018.

Kuvendi i Kosovës t’i kërkojë Bankës Qendrore të Kosovës të paraqes jo më vonë se 60 ditë pune raport të detajuar mbi financat dhe operacionet e  kompanive të sigurimit të licencuara, të cilat ofrojnë sigurimet private shëndetësore.

Qeveria e Republikës së Kosovës bazuar në raportin e përformancës të auditorit të përgjithshëm, të adresojë në institucionet e drejtësisë rastet e shkeljeve dhe të dëmit financiar nga mos implementimi me kohë i projektit të Sistemit Informativ Shëndetësor.

Për shkak të mungesës së kuorumit, rekomandimet nuk u nxorën në votim, kurse seanca ndërpreu punimet për të vazhduar nesër në ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat