“Çeli letrat Xhavit Çeli!” Ja kujt ia ka frikën Xhavit Haliti

Aktuale

“Çeli letrat Xhavit Çeli!” Ja kujt ia ka frikën Xhavit Haliti

Nga: P.R Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:42
Anton Quni dhe Xhavit Haliti

Pulicisti dhe njohësi i zhvillimeve poltike në Kosovë, Sefedin Krasniqi, përmes një psotimi në facebook, ka reaguar pas debatit të djeshëm në Kuvend në mes Anton Qunit dhe Xhavit Halitit.

“Xhavit Haliti ia ka frikën Hilmi Nebihit, sepse ky e di saktësisht çka ka ndodhur në Tiranë.  Që të nxjerret nga loja, LPK e Gjermanisë, gjegjëisht Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti për ta marrë UÇK-në, përveç bashkëpunimit me Ahmet Krasniqin, e ka emëruar zëdhënes Adem Demaçin, ndërsa si kundërpeshë, Azem Syla e ka emëruar zëdhënës Jakup Krasniqin, përndryshe s’ka pasur kurrëfarë kuptimi që në Kosovë të ketë dy zëdhënësa”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Xhavit Haliti, ty po ta them haptas dhe me shumë bindje se ato marka që t’i përmend Anton Quni, i ke marrë nga Ahmet Krasniqi. 

Pak vite pas luftës, Bajrush Morina e ka pranuar një fejton të cilin e ka paralajmëruar së paku një javë, për botim, në gazetën « Bota sot ». Në atë fejton përmendet shuma e 8.5 million markave që Ahmet Krasniqi ia ka dorëzuar Xhavit Halitit në dorë për nevoja urgjente të UÇK-së. Bajrush Morina e di saktësisht se kush ia ka dërguar fejtonin në fjalë, për botim. Por, gjërat që janë shkruar në atë fejton, nga oficerët, i ka ditur vetëm Agim Mehmeti dhe Hilmi Nebihi. Me keqardhje duhet të them, se pas intervenimit me disa telefonata nga një mik i ngushtë i Ahmetit, anetar i Organizatës se Metush Krasniqit, anëtar i të cilës ka qenë edhe vetë Ahmet Krasniqi, Bajrush Morina e ka anuluar botimin e fejtonit në fjalë.

Image
Sefedin Krasniqi

Tjeter ?

Ti, Xhavit Haliti, kurrë nuk do t’i afroheshe afër kolonel Ahmet Krasniqi, sikur mos të kishte qenë Shaban Muja, babai i të cilit është nip i Zhilivodës. Mu për këtë Shaban Muja, me vëllezër, Ahmet Krasniqit me të drejtë i kanë thënë dajë, pasi i gjithë fshati Zhilivodë janë kusherinj, përveç lagjës së Mujajve (të Zhilivodës) të cilët janë të një gjaku (barku) të cilës familje i ka takuar kolonel Ahmet Krasniqi. Edhe Ahmeti, pa asnjë dyshim e ka pranuar si truprojën e parë Naim Mujen (vëllain e Shabanit dhe Shaipit) që janë me origjinë nga Gradica dhe anëtarë të LPK-së. 

Pse Xhavit Haliti thotë që veç Hilmi Nebihi (nga oficerët e gjallë) ka qenë gjithmonë i pranishëm, në çdo takim, me Ahmet Krasniqin? E thotë, sepse, kur ka udhëtuar nga Zvicra për Tiranë Hilmi Nebihi, Xhavit Haliti e ka pritur, me përqafime dhe puthje, Hilmi Nebihin në aeroportin « Nëna Tereza » në Tiranë. Xhavitit nuk iu ka afruar Ahmeti, sepse s’ka pasur nevojë për te, por Xhaviti duke qenë njeriu që s’ka pasur asnjë ushtar në Kosovë, iu kanë dashur oficerët tjerë, të cilët nuk ishin futur nën ombrellen e Ibrahim Kelmendit, apo LPK-së së Gjermanisë. 

Në fakt, Ahmet Krasniqi dhe oficerët tjerë (Këshilli koordonues i oficerëve shqiptarë në Zvicër) kanë pasur lidhje me Xhafer Shatrin, pa të cilin kolonel Ahmet Krasniqi KURRË nuk do të bëhej ministër i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Në vjeshten vitit 1996, kolonel Ahmet Krasniqi, me Hilmi Nebihin, nga banesa ime kanë shkuar në Zhenevë në zyren e Xhafer Shatrit dhe ky ka qenë takimi i tyre të parë. 

Kur do të flas Xhafer Shatri nuk di, të cilit i jam mirënjohes, nëse mund të jemi unë njëri nga ata që mund t’i falënderohen, për ndihmën që i ka ofruar, të ndjerit, Ahmet Krasniqi. Xhavit Haliti ia ka frikën Hilmi Nebihit, sepse ky e di saktësisht çka ka ndodhur në Tiranë. 

Që të nxjerret nga loja, LPK e Gjermanisë, gjegjëisht Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti për ta marrë UÇK-në, përveç bashkëpunimit me Ahmet Krasniqin, e ka emëruar zëdhënes Adem Demaçin, ndërsa si kundërpeshë, Azem Syla e ka emëruar zëdhënës Jakup Krasniqin, përndryshe s’ka pasur kurrëfarë kuptimi që në Kosovë të ketë dy zëdhënësa.

Historia është edhe më e gjatë, por pasi janë gjëra të përseritura disa herë, po ndalem këtu duke pohuar me përgjegjësi, se Ahmet Krasniqi është sakrifikuar nga të gjithë ngapak për interesa personale dhe aspak për ndonjë tradhti apo për ndojë të keqe që ia ka bërë UÇK-së. 

Ahmet Krasniqi, për çlirimin e Kosovës ka mundur të bashkëpunojë me çdo shqiptar !

E ti, Xhavit Haliti, çeli letrat kur të duash, por veç fjalë i ke, sepse nuk guxon kurrë nga fakti se të dalin rrenat në fushë.

SK

Lexo edhe këtë lajm: Prapa kamerave, këto janë fjalët që Anton Quni i tha Xhavit Halitit: Ti je mësu me tjerët me bo...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat