Gani Geci e pyet Hashim Thaçin: A është kjo arsyeja pse deshët të na vrisnit?

Aktuale

Gani Geci e pyet Hashim Thaçin: A është kjo arsyeja pse deshët të na vrisnit?

Nga: D.RR Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:12
Gani Geci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj Hashim Thaçit i cili sot tha se Sali Çekaj iu bashkua luftës së UÇK-së, shkruan "Bota sot".

Geci thotë se hipokrizia ma e madhe dhe gënjeshtra më e poshtër është të thuash se Salih Qekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti por edhe disa te tjerë iu bashkuan UÇK-ës.

Ai tutje shkruan se arsyeja pse paskeni dashur të na vrisni dhe pse keni shkruar komunikata të rrejshme kundër nesh tashmë po dihet, që të shkruani një histori të rreme siç edhe po pretendoni.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Hashim Thaçi: Sali Çekaj ju bashkua luftës së UÇK-së duke i dhënë shtytje, moral, forcë dhe energji.

Hipokrizia ma e madhe dhe gënjeshtra më e poshtër është të thuash se Salih Qekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti por edhe disa te tjerë iu bashkuan UÇK-ës .
Po ju të vetëshpallurit si Shtab i UÇK-ës ju iu bashkuat luftës për liri që kishin filluar qysh ne vitin 1991 Adem Jasharit, Zahir Pajaziti ,Salih Qekaj e shumë shokë te tjerë .
Shtrohet pytja :
A shkuat ju ne kullë te Adem Jashari a erdhi Adem Jashari te ju?
A shkuat ju te Zahir Pajaziti a erdhi Zahir Pajaziti te ju ?
Ju tek pas vrasjes se Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit shfrytëzuat ndjenjat për liri te mërgatës shqiptare dhe tubuat miliona marka si ne fondin Vendlindja Thërret ashtu edhe ne Fondin e 3% .
Ne kurrë në jetë nuk kemi qenë ne odat e juaja, ju keni ardhur në odat tona, ju edhe në vitin 1997 erdhët në oden tonë atëherë erdhi Gani Thaçi edhe ne vitin 1998 ka pas ardhur Hashim Thaçi edhe në vitin 2013 erdhët ju ne odat tona.
P.sh. Unë dhe disa të tjerë nuk kam pas nevojë t’iu bashkëngjitëm juve ju na u bashkëngjitet neve sepse kur është kryer aksioni i parë kundër forcave Serbe në vitin 2002, ju dhe shokët tuaj as nuk keni qenë UÇK-e as FARK as luftetar.
Arsyeja pse paskeni dashur të na vrisni dhe pse keni shkruar komunikata të rrejshme kundër nesh tashmë po dihet, që të shkruani një histori të rreme siç edhe po pretendoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat