Renditja sipas fuqisë ushtarake, Shqipëria ngritet në pozitë

Aktuale

Renditja sipas fuqisë ushtarake, Shqipëria ngritet në pozitë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:31
Forca komando shqiptare

GlobalFirepower ka bërë renditjen e 133 vendeve të botës sa i takon fuqisë së tyre ushtarake.

Renditja bazohet në aftësitë potenciale (konvencionale) të çdo vendi për luftë duke ndërthurur fuqinë në ajër, tokë dhe det.

Rezultatet përfshijnë vlerat që lidhen me burimet, financat dhe gjeografinë me më shumë se 50 faktorë të ndryshëm, që përfundimisht përbëjnë renditjen përfundimtare vjetore.

Rezultatet japin një vështrim interesant në një peizazh gjithnjë e më të paqëndrueshëm global ku lufta duket një e pashmangshme.

Sipas GlobalFirepower, Shqipëria renditet në vendin e 86-të nga 133 në total, në fillim të vitit ishte në pozitën e 90, duke u ngritur për katër vende.

Ndërsa vendet tjera të rajonit ndodhën në këto pozita: Serbia në vendin e 78,  Maqedonia 118, Mali i Zi 121, Bosnia dhe Hercegovina 124.

Teksa në krye të tabelës qëndron SHBA dhe në vend të dytë Rusia.

 
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat