Deputetja e Vetëvendosjes për aktivisten e vdekur: Na trishtove me largimin tënd

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes për aktivisten e vdekur: Na trishtove me largimin tënd

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:27
Njoftimi për vdekjen e Nita Rexhës

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se aktivistja e kësaj partie, Nita Rexha është larguar nga jeta.

Nagavci ka shkruar disa fjalë prekëse, teksa ka shpalosur karakterin e Nitës 24 vjeçare, duke e përshkruar atë si një vajzë me energji pozitive.

Ky është shkrimi i plotë i deputetes Nagavci: 

“E ëmbla jonë Nita Rexha,

Na trondite e trishtove pamasë me largimin tënd të hershëm nga kjo botë!

Image

E dashur, vetëm fizikisht nuk do të jesh me ne,

Do të mbetesh gjithnjë në kujtimet tona më të bukura, secili aktivist do të kujtojë buzëqeshjen, çiltërsinë dhe energjinë tënde pozitive!

Gjakova sot ndan dhimbjen me familjen, miqt e shoqërinë, ishe e të gjithë neve!

Pusho në paqe, e mira Nitë”, ka shkruar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat