Tahiri: Avokati i Popullit, institucioni më kredibil në vend - Bota Sot
Tahiri: Avokati i Popullit, institucioni më kredibil në vend

Aktuale

E hënë, 15 tetor 2018

Tahiri: Avokati i Popullit, institucioni më kredibil në vend

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:07
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot institucionin e Avokatit të Popullit, ku është pritur nga Hilmi Jashari.

Tahiri e ka njoftuar  Jasharin, për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, që synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në veçanti fuqizimin e gjyqësorit.

Në këtë kuadër, ministri Tahiri theksoi rëndësinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit, si një prej institucioneve më kredibile në vend, në adresimin e shqetësimit të qytetarëve që kanë lidhur me punën e të gjitha institucioneve publike. 

Krerët e dy institucioneve u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrohet drejtësi më efikase, duke u theksuar se bashkërendimi i veprimeve me akterët e drejtësisë do të ndihmonte në adresimin më të shpejtë të problemeve, që përfundimisht do të mundësonte qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test