Konjufca: VV nuk merr pjesë në projektet që janë në kundërshtim me interesin e vendit

Aktuale

Konjufca: VV nuk merr pjesë në projektet që janë në kundërshtim me interesin e vendit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:42
Tryeza dialogu Kosovë-Serbi

(E plotësuar)- Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë sot se Kosova duhet të ketë konsensus për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror.

Duke folur në tryezën  “Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së” organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike Konjufca tha se kur është konsensus për t’ia a plotësuar dëshirën ndonjë figure politike është e gabuar.

Sipas tij jo çdo  agjendë zyrtare institucionale është duke e mbrojtur interesin tone shtetëror.

Image
Glauk Konjufca

“Nëse e shqyrtojmë përmbajtjen e këtij konsensusi dhe aty dalin projekte që janë në kundërshtim me interesin e vendit atëherë Vetëvendosje nuk merr pjesë. Deri më tani na ka ndodh me pa një gabim fatal që ka ndodh për shkak të përfaqësimit të dobët qeveritar për interesat e Kosovës. Në raport me Serbinë neve na është ndarë njohja prej shpalljes së shtetit. Ne nuk është dashur të shkojmë përtej kompromiseve të shpalljes shtet. Serbia po don me imponu një fazë të re të kompromiseve që don me ambalazhu me një procesi të ardhshëm, njohja e Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq Qeveria e jo presidenti.

Konjufca ka kritikuar edhe veprimin e kryeministrit Ramush Haradinaj,  i cili ia ka dorëzuar  presidentit Hashim Thaçi raportin për dialogun. Këtë veprim ai e ka quajtur skandaloz.

Tryeza dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat