Isufi: Asociacioni të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës - Bota Sot
Isufi: Asociacioni të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Isufi: Asociacioni të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:02
Ahmet Isufi,

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi,  në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ku po diskutohet për një konsensus të mundshëm të dialogut, ka folur për marrëveshjet e Brukselit të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka cilësuar se duhet një rikapitullim i tyre.

“Duhet të bëhet një rikapitullim i tërë asaj që ndodhi. Si dhe krijimi i një ekipi që do të analizojë të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri më tash”, deklaroi Isufi.

Tutje, Isufi foli edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, për të cilin ai tha se përgjegjësia kryesore në këtë rast duhet të jetë e kuvendit, mirëpo gjithëherë formimi i tij të bëhet sipas kushtetutës së Kosovës.

“Me kushtetutë mund të krijohet një Asociacion që nuk ka kompetenca ekzekutive. Këtu duhet të jemi të gjithë bashkë mos të lejohen shkelje të kushtetutës dhe të mos lejohet që procesi të degradojë”, shtoi tutje Isufi.

Isufi foli edhe për platformën e re të dialogut me Serbinë, e cila i jep kryesimin Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të drejtuar këtë dialog, ku tha se detyrat duhet të ndahen mes institucioneve të Kosovës, por përgjegjësia kryesore duhet të qëndrojnë në parlamentin e Kosovës.

“Detyrat ndahen mes institucioneve, por përgjegjësia duhet të jetë e kuvendit të Kosovës që duhet ta monitorojë këtë proces”, përfundoi Isufi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test