Glauk Konjufca lëshon akuza të reja ndaj Dardan Molliqajt - Bota Sot
Glauk Konjufca lëshon akuza të reja ndaj Dardan Molliqajt

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Glauk Konjufca lëshon akuza të reja ndaj Dardan Molliqajt

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:03
Dardan Molliqaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka hedhur akuza të reja ndaj ish-bashkëpartiakut Dardan Molliqajt.

Konjufca duke folur për situatën e krijuar në VV ku shumë anëtarë të kësaj partie kanë  dhënë dorëheqje ka thënë se ka parë dy qasje të ndryshme nga të dorëhequrit.

Sipas tij qasja e parë ka qenë për ta dëmtuar Vetëvendosjen, të cilën qasje sipas tij e ka pasur Dardan Molliqaj.

“Kemi pas një dallim në qasje dhe në atë grup i kam vërejtur dy qasje. Njëri grup që ta godasë Vetëvendosjen dhe mendoj që Dardan Molliqaj ka dashtë ta godasë VV-në.”

“Unë kam parë edhe njerëz tjerë që kanë dal nga VV, por që nuk kanë qenë të etur për ta goditur VV-në. Nga VV ka dal edhe Ilir Deda dhe nuk e kam pa kurrë të organizoj debate për tu marrë me Albin Kurtin. Ka qenë një dalje e zakonshme përmes një konference dhe aq. Dardani është dashtë ta ruaj VV-në më shumë se Iliri për shkak se ka qëndruar më gjatë dhe e ka ndërtuar VV-në”, ka deklaruar Konjufca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test