Bahtiri: Kurti është më i favorshëm se Thaçi për të udhëhequr dialogun

Aktuale

Bahtiri: Kurti është më i favorshëm se Thaçi për të udhëhequr dialogun

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:05
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se më mirë do të ishte që shefi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ta drejtonte dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se Kurti ka njohuri dhe është i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces.

“Është i dobishëm nëse do të jetë pjesë e dialogut. Nëse më bëhet pyetje, se në mes Thaçit dhe Kurtit kush do të duhej ta drejtojë dialogun me Serbinë, unë do të thoja Kurti”, ka theksuar Bahtiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat