Hoxhaj tregon se a do të ketë Kadri Veseli kundërkandidat për kryetar të PDK’së

Aktuale

Hoxhaj tregon se a do të ketë Kadri Veseli kundërkandidat për kryetar të PDK’së

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:23
Hajredin Kuçi, Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj është i ftuar në Pressing në T7.

Enver Hoxhaj ka treguar se a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli në zgjedhjet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se gara është e hapur dhe sipas tij çdo kush mund të bëjë ketë.

“ Unë për vete nuk kam asnjë ambicie për këtë post. Deri më tash askush tjetër edhe në parti nuk ka bërë të ditur se mund të jetë kandidat për kryetar. Por, çdo kush që dëshiron mund ta provoj, gara është e hapur”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka treguar se për të kryetari më adekuat i PDK është Kadri Veseli.

“ Unë mendoj se Kadri Veseli është kryetar adekuat për PDK. Është duke punuar mirë dhe puna e tij duhet të vazhdojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat