Franca e irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës

Aktuale

Franca e irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:56
Flamuri francez

Franca do t’i dërgojë notë proteste çdo shteti që në të ardhmen, eventualisht, me kërkesë të Serbisë, do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Parisi zyrtar, siç njofton sot gazeta e Beogradit ”politika”, është i irrituar me veprimet dhe aktivitetet e Serbisë kundër Kosovës. Kjo gazetë me habi shkruan se ky vend aleat i dikurshëm i Serbisë e ka bërë këtë kërcim pas lajmeve se Serbia po lobon te disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta tërheqin njohjen.

“Për ne Kosova është e pavarur dhe ne do t’i dërgojmë notë proteste çdo shteti që eventualisht, me kërkesë të Serbisë, tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zyrtari i këtij shteti në selinë diplomatike serbe në Nju –Jork.

Mbrëmë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar se një vend i Bashkimit Europian dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit në OKB, ka thënë në Përfaqësinë e përhershme të Serbisë në Nju- Jork se është i irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës.

Anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deh anëtare të BE- së janë Britania e Madhe dhe Franca.

Britania e Madhe, pas referendumit në vitin 2016, është në proces të daljes nga Bashkimi Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat