KFOR-i: Organizatat e sigurisë në Kosovë po trajnohen për menaxhim të trazirave me mandat aktual

Aktuale

KFOR-i: Organizatat e sigurisë në Kosovë po trajnohen për menaxhim të trazirave me mandat aktual

Më: 27 prill 2018 Në ora: 18:41
Pamje nga trajnimi

Ushtrimi “Shpata e Argjendtë 2018- 1” u përmbyll sot me ushtrimin final të mbajtur në kampin Pomozotin dhe aeroportin ushtarak të Sllatinës.

Ky është ndër ushtrimet më të rëndësishme që mbahet çdo vit nën organizimin Komandës së forcave të NATO-s në Kosovë dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë si Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK).

Nën komandën e zëvendëskomandantit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigrade Janos Csombo - “Shpata e Argjendtë 2018-1” - synon të trajnojë komandantët dhe stafin e  KFOPR-it, EULEX-it, si dhe organizatave të sigurisë në Kosovë për të operuar në raste të katastrofave emergjente dhe skenarëve të trazirave civile duke filluar nga niveli lokal te ai i qeverisë qendrore.

Ushtrimi “Shpata e Argjendtë 2018 -1”  është mbajtur prej 16 deri 27 prill të këtij viti dhe në të kanë marrë pjesë trupat e KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës, EULEX-it si dhe Agjencinë për Menaxhimin  Emergjencave (AEM).

“Përpjekjet kryesore sot ishin demonstrimi i asaj se si KFOR-i, EULEX-i, AME, PK, FSK Brenda mandatit dhe misionit të tyre janë në gjendje për të menaxhuar dhe trajtuar në mënyrë të përbashkët situata komplekse”, ka thënë Gjeneral Brigade Janos Csombo, njofton zyra për informim e KFOR-it.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, komandanti I KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Couci foli për qëllimin dhe objektivat operative të “Shpatës së Argjendtë”, si ushtrim shumë të rëndësishëm të KFOR-it.

“NATO dhe KFOR- - synojnë të rrisin dhe përmirësojnë kapacitetet e institucioneve në Kosovë në mandatin aktual që kanë, për të trajtuar situate të vështira si katastrofat natyrore”, citohet të ketë thënë komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Couci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat