Eksperti i sigurisë: Bota e ka kuptuar luftën special të Serbisë ndaj Kosovës

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Bota e ka kuptuar luftën special të Serbisë ndaj Kosovës

Nga: H.O. Më: 27 prill 2018 Në ora: 22:34
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se politikat serbe shpikin gjithnjë situata konfliktuoze si në këtë rast me çështjen e kthimit të emrave të Presidentit Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj në listën e Interpolit.

Image
Hajrullah Ternava

“Serbia si shtet i tillë që i shpik rastet, dhe që vështirë i adaptohet demokracisë, edhe kur i arrijnë marrëveshjet me fqinjë pranë garancave të përfaqësuesve të BE, sikur në këtë rast me Kosovën, që mos me i pengu në rrugëtimin e saj, drejtë BE dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare, Serbia bënë çmos dhe harxhon shumë mjete financiare dhe kohë, vetëm me e pengu Kosovën në atë rrugëtim e saj sikur e shpjegova. Ajo bënë aktivitete të shumta ndërkombëtare të ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe antarësimet e ndryshme që po tenton Kosova me u anëtarësu si në INTERPOL apo në UNESKO dhe shumë tjera organizata ndërkombëtare. Këtë aktivitet të saj sikur e bëjnë, i takon luftës speciale që ajo e zhvillon ndaj shtetit tonë Kosovës”, thekson eksperti Tërnava.

Ai thotë se në rastin e Interpolit ku përmenden emrat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, nuk mund të ndodhin arrestime pasi bota e ka kuptuar luftën special të Serbisë ndaj Kosovës.

“Në rastin konkret të kthimit të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në listat e Interpolit, kjo nuk mund të prodhoj me efektet e burgosjeve të tyre, sepse bota e ka kuptu këtë mënyrë të luftës special të Serbisë ndaj shtetit tonë, dhe tani kjo mënyrë e luftës speciale është devalvue në esencë tek shtetet e BE. Më në fund edhe Kryeministri Ramush Haradinaj ishte i burgosur në Hagë dhe u lirua si i pafajshëm. Tjetër është çështja e funksionimit të Gjyqit Special në Hagë, nëse këta janë objekt i hetimeve të këtij gjyqi, e që këto kompetenca i takojnë këtij gjyqi në fjalë”, thekson Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat