BSPK gati për protestë, kërkon siguri për punëtorët

Aktuale

BSPK gati për protestë, kërkon siguri për punëtorët

Më: 30 prill 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

(E plotësuar) - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës 1 majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës do ta shënojë duke protestuar për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.

BSPK-ja si kërkesa do të ketë zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë dhe shëndeti në punës, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme dhe se kjo është arsyeja pse do të protestojnë.

Ajdini: Zbatimi i ligjit, siguria dhe shëndeti në punë janë kërkesat tona

“Te ne zakonisht ka mjaft shkelje drastike, të cilat nuk i respektojnë punëdhënësit duke abuzuar, duke mos respektuar ligjin e punës, marrëveshjen kolektive, kontratën individuale. Pse e them këtë kontratë individuale, në kontratë individuale shkruan se punëtori e ka kontratën për punë 8 orë, kurse ai punon 12 orë dhe fare nuk i llogaritet. Kështu që në këtë 1 maj do të dalim të gjithë së bashku punëtorët, mediat, shoqëria civile, studentët, të gjithë të pakënaqurit me ja tërheq vërejtjen qeveritarëve tanë që nuk janë duke punuar si duhet dhe duhet të kthehen në rrugë të duhur për t’i ndihmuar njerëzve të cilët kontribuojnë për këtë vend. Zbatimi i ligjit, siguria dhe shëndeti në punë, të njihet përvoja e punës 90-99 dhe siguria shëndetësore. Këto janë si kërkesa të stafit”, tha ai.

Kreu i BSPK-së u shpreh se siguria në punë, respektimi i ligjit të punës nuk janë të kënaqshme. Ajdini u shpreh se një punëtor mund të humbas jetën për shkak të mungesës së një rripi të sigurisë.

Ndërsa kryetari i Këshillit Organizativ në BSPK, Jusuf Azemi, foli edhe për rastin e zhdukjes së dy policëve dy ditë më herët. Kurse, sa i përket protestës që do të mbahet nesër, ai tha se çdo gjë është gati.

Azemi: Janë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e 1 majit

“Të shprehim indinjatën tonë lidhur me rastin e dy policëve të cilët para dy dite në një farë forme janë zhdukur dhe ende nuk dihet se ku janë. Vetë fakti që ngjarja ndodhi bënë me dije që qeveritarët tanë nuk janë askund, nuk e dinë se çka do të ndodh dhe më në fund nuk kemi asnjë siguri të plotë se çka do të ndodh me familjet e tyre pas atij rasti. Këshilli organizativ i BSPK-së i dalë nga kryesia ka bërë të gjitha përgatitjet për protestën e 1 majit që do të jenë nesër nga ora 11.00”, tha ai.

Protestë për 1 maj në Kosovë

BSPK nesër do të organizojë protestë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor, janë kërkesat që do të parashtrohen në këtë protestë.

“Çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme, prandaj kemi vendosur që më 1 maj të protestojmë. Deri në orën 12.00 kërkoj nga të gjithë punëtorët të vërshojmë në shesh. Te ne ka shumë shkelje drastike të të drejtave të punëtorit, nuk respektohet ligji i punës, kontrata kolektive dhe kontrata individuale”, tha ai në një konferencë për media.

Kjo protestë, sipas udhëheqësve të BSPK-së, do të bëhet për t’iu tërhequr vërejtjen qeveritarëve se nuk janë duke bërë sa duhet për të drejtat e punëtorëve.

“Siguria në vendet e punës është e pakënaqshme, premtimet që janë dhënë janë të pakënaqshme, prandaj në protestë do të kërkojmë që politika të ketë kujdes në atë se çka është duke bërë për punëtorët.  Punëtori bie nga skelet për një rrip. Kërkojmë nga organet tona relevante që të dënohen të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin e punës”, është shprehur kreu i BSPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat