Abazi ka një paralajmërim për Thaçin, Veselin, Jahjagen e Hysenin

Aktuale

Abazi ka një paralajmërim për Thaçin, Veselin, Jahjagen e Hysenin

Nga: P.R Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:56
Haki Abazi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, u është drejtuar me një lajmërim Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Atifete Jahjages e Skender Hysenit.

“Lajmëroj: Atifete Jahjagen, Skender Hysenin, Hashim Thacin, Kadri Veselin dhe satelitet e tyre, qe BE po e jep një grant deri ne 250 mije euro për projekte kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Meqë keni ndihmuar kaq shume për te krijuar këtë stigmatizim te Shqiptareve dhe për të krijuar ndërkombëtarisht këtë përshtypje përderisa keni udhëhequr me institucionet qe kane per detyre të kontrollojnë krejt çka behet ne vend, mendoj qe Ju e meritoni të jeni bartës dhe përfitues të kësaj lufte rigoroze me 250 mije euro...përderisa miliona zhduken dhe PTK falimenton”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat