“Skandaloze, Gjykata Kushtetuese kundër Kushtetutës”

Aktuale

“Skandaloze, Gjykata Kushtetuese kundër Kushtetutës”

Nga: P.R Më: 1 maj 2018 Në ora: 15:13
Pika kufitare Kosovë-Mali i Zi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar si skandal vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për marrëveshjen e demarkacionin me Malin e Zi.

“Gjykata Kushtetuese sot e pruni verdiktin e vete ku thuhet s ”Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Republikës se Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës NUK ISHTE në kundërshtim me Kushtetutën”. Pra, ky është një verdikt eklatant kur vete Gjykata Kushtetuese delë haptas kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse në këtë mënyrë edhe vete Gjykata Kushtetuese behet pjesëmarrëse ne humbjen e territorit të Kosovës të cilën gjë Kushtetuta nuk e lejon, sepse territori i Kosovës është i pacenueshëm”, ka shkruar ai në faqen e tij në facebook.

Image
Binak Maxharraj

Ky është postimi i plotë:

Skandaloze

Gjykata Kushtetuese kundër Kushtetutës

Tri vite u deshtë te humbët kohë në kundërshtim të vijës se re të Demarkacionit midis Kosovës dhe Malit te Zi, sipas së cilës Kosova po humbë rrafsh mbi 8200 hektar tokë. U mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime dhe u banë shume protesta ne te cilat morën pjesë mbi 100 qytetar të Kosovës në kundërshtim të vijës se re të Demarkacionit, e cila edhe shkencërisht u vërtetua se ishte gabim. Por, më në fund me 100 dallavere që nga Presidenti e më poshtë, Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin për demarkacionin, me votën e kontrabanduar te deputetëve dhe me njëqind dredhina të tjera. Më këtë rast Kuvendi i Kosovës bëri një gabim të madh kur i lejoj vetes qe t’i shkapet një pjesë e tokës Kosovës e cila ishte ne Kundërshtim me Kushtetutën, ku thuhet se territori i shtetit te Kosovës është i pacenueshëm. Kundër  miratimit te këtij ligji ishte vetëm LVV konsekuente si gjithherë, me ç’rast edhe u ankua ne Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese sot e pruni verdiktin e vete ku thuhet s ”Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Republikës se Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës NUK ISHTE në kundërshtim me Kushtetutën”. Pra, ky është një verdikt eklatant kur vete Gjykata Kushtetuese delë haptas kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse në këtë mënyrë edhe vete Gjykata Kushtetuese behet pjesëmarrëse ne humbjen e territorit të Kosovës të cilën gjë Kushtetuta nuk e lejon, sepse territori i Kosovës është i pacenueshëm.

Edhe kjo tregon shumë qartë se, sikurse te gjitha institucionet tjera, por më se shumti gjyqësori, por mjerisht edhe Gjykata Kushtetuese është e kapur për fyti nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat