Zbulohet, ja kush i bashkoi Thaçin, Veselin e Haradinajn në Drenicë dhe për çfarë arsye

Aktuale

Zbulohet, ja kush i bashkoi Thaçin, Veselin e Haradinajn në Drenicë dhe për çfarë arsye

Më: 1 maj 2018 Në ora: 15:20
Thaçi, Veseli e Haradinaj në Drenicë

Tre udhëheqësit e institucioneve më të larta të vendit, Presidenti Hahsim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e kryeparlamentari Kadri Veseli kanë qëndruar sot në shtëpinë e Sami Lushtakut. Në shtëpinë e ish-kryetarit të Skenderajt, tre krerët e institucioneve janë dukur të relaksuar, për dallim prej takimit të tyre të fundit në një restorant të kryeqytetit, ku ishin përplasur ashpër për dëbimin e gylenistëve – një operacion i udhëhequr nga Hashim Thaçi. Në shtëpinë e Lushtakut më vonë u është bashkuar edhe Baton Haxhiu.

Ramush Haradinaj sot ka vizituar Drenicën. Ai ka qëndruar në dy komunat e saj, Skënderaj dhe Drenas. Haradinaj ka lëvduar Kryetarin e Komunë së Skënderajt Bekim Jasharin duke thënë se aty ka instaluar një shkollë të re qeverisëse.

“Përgëzoj kryetarin Jashari për një shkollë të re qeverisëse, që vërtet është një shkollë që i dedikohet temave zhvillimore të Komunës dhe qytetarëve”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka qëndruar edhe në Drenas, ku ka vizituar Kryetarin e kësaj komune Ramiz Lladrovcin, i cili ia ka treguar Haradinajt vendin ku do të ndërtohet stadiumi kombëtar. Shefi i qeverisë, ndërkaq, e ka dekoruar me një dekoratë që jepet për nder të vitit të Skënderbeut.

Por, ky nuk ka qenë eventi i vetëm ku është shfaqur sot Ramush Haradinaj. Ai ka qëndruar edhe në shtëpinë e Sami Lushtakut në Skënderaj. Aty kanë shkuar edhe Presidenti Hashim Thaci dhe Kryeparlamentari Veseli. Në shoqëri të tyre është parë edhe kryetari i Skënderajt Bekim Jashari.

Thaci, Haradinaj e Veseli herën e fundit bashkë, publikisht, janë parë në një drekë në periferi të Prishtinës. Ata aty kishin qëndruar edhe me akterë tjerë të koalicionit qeverisës, përfshirë Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin. Dreka ishte zhvilluar në një atmosferë të tensionuar e plotë përplasje për shkak të dëbimit të gylenistëve, operacion i zhvilluar me kërkesë të Erdoganiut dhe urdhër të Hashim Thacit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat