Përfundojnë kërkimet e dy policëve të zhdukur në zonën malore

Aktuale

Përfundojnë kërkimet e dy policëve të zhdukur në zonën malore

Më: 1 maj 2018 Në ora: 16:36
Foto nga kerkimet e dy policeve

Kanë përfunduar kërkimet në pjesën malore për dy policët e zhdukur, ndërsa po vazhdojnë edhe më tutje kërkimet në lumin Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, ka treguar për Gazetën Express se kanë përfunduar kërkimet në pjesën malore, ku dyshohej se do të gjendeshin policët e zhdukur.

Ndërsa, Gashi ka deklaruar se kërkimet në lumin Lepenc do të vazhdojnë deri në gjetjen e policëve.

Sot kërkimet ishin përqendruar në zonën malore, ku ka ndodhur aksidenti dhe ku besohej se aty gjendej telefoni i njëri nga policët e zhdukur.

Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës, Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut, dyshohet se me veturën e tyre zyrtare, të shtunë rreth orës 21:00, derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc.

Prej të shtunës mbrëma nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerrë nga uji në natën e aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat