Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj sot sërish do të shkojë në Han të Elezit, atje ku që nga e shtuna po kërkohen dy policët të cilët me veturën e tyre zyrtare kanë rënë në lumen Lepenc.
Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi që nga dita e shtunë rezultojnë të zhdukur pasi që siç ka thënë Policia janë vetaksidentuar dhe kanë rënë në lum.
Vetura është nxjerrë nga uji qysh natën e parë ndërsa deri më sot nuk ka asnjë gjurmë të dy policëve.
Kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre kanë filluar edhe sot ndërsa dje kryeministri Haradinaj ka thënë se do të kërkojë nga Maqedonia edhe zyrtarisht për të bërë kërkime në pjesën e tyre.
Vizita e Haradinajt në vendin ku janë duke u bërë kërkime është paralajmëruar për në orën 17:00.