Bekim Jashari për tryezën ku ishte edhe Lushtaku: Kryeministri më luti, tha hajde se jam në territor tëndin

Aktuale

Bekim Jashari për tryezën ku ishte edhe Lushtaku: Kryeministri më luti, tha hajde se jam në territor tëndin

Më: 2 maj 2018 Në ora: 16:57
Në foto, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku së bashku me ish bashkëpunëtorin e shefit të UDB-së në Kosovë, Jovica Stanishiq

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka sqaruar praninë e tij në tryezën e liderëve të vendit, në shtëpinë e Sami Lushtakut. Jashari ka treguar se ishte Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ai i cili e luti të shkonin bashkë në konakun e ish- kryetarit të Skenderajt. Lushtaku e Jashari ishin përplasur së fundmi pasi kryetari aktual i Skenderajt e akuzonte Lushtakun për bojkotim të punës në Kuvendin komunal.

Tre udhëheqësit e institucioneve më të larta të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë qëndruar dje në shtëpinë e Sami Lushtakut.

Përveç liderëve, ajo që ra në sy ishte edhe prania e Bekim Jasharit në shtëpinë e Lushtakut, pas akuzave të rënda që dyshja drejtonte ndaj njëri  - tjetrit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat