Haradinaj - Selmanajt: Nuk ka ndarje të Kosovës

Aktuale

Haradinaj - Selmanajt: Nuk ka ndarje të Kosovës

Më: 3 maj 2018 Në ora: 12:09
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka pyetur kryeministrin Haradinaj, rreth idesë së ndarjes së Kosovës, pasi është folur në qarqe të caktuara për një mundësi të tillë, por e kanë ndaluar gjermanët një gjë të tillë.

Selmanaj: A jeni në dijeni për idenë e ndarjes së Kosovës

 “Sipas kësaj të përditshme gjermanët kanë parandaluar ndarjen e Kosovës të cilën e kanë favorizuar serbët, por edhe pala kosovare për shkak të lodhjes me çështjen  e veriut të Kosovës dhe kjo ka bërë që të ndërhyjë Berlini. Diplomatët perëndimor kanë ngritur shqetësime se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të bisedojnë fshehurazi për ndarjen e Kosovës....a keni informata se presidenti Thaçi po negocion me presidentin e Serbisë për çështjen e veriut të vendit me rrezik edhe shkëmbim territoresh”, tha Selmanaj.

Në përgjigjën e tij, kryeministri Haradinaj tha se qëndrimi i tij rreth ndarjes dihet dhe nuk ka ndryshuar. Derisa, ndarja iu ka përmendur edhe atij, si kërkesë e Serbisë.

 Haradinaj: Dihet qëndrimi im rreth idesë për ndarje

 “Nuk kam dijeni se ka pasur biseda për ndarje, në fakt më është përmendur ndarja edhe mu edhe tjerëve prej vendimmarrësve por me shumë ide që buron nga Serbia, kështu na është thënë. Po i dëgjojmë andej dhe çka mendoni. Qëndrimet e mia besoj janë të qarta, është rikthim në tragjeditë, në kohëra të luftërave të ish Jugosllavisë dhe këtë qëndrim nuk e kam ndryshuar dhe është besoj më real i gjendjes”, tha Haradinaj.

 Kreu i Qeverisë tha se kur komunikon në intervista, nuk e ka hallin e deputetëve.

Haradinaj: S’e kam hallin e juaj, unë flas për popullin tim në katun

(Video) “Unë vij prej katunit, jam lind e rritur në katun, e kam dëshirën që me m’kuptu edhe ai populli jem atje, edhe ju foli me një gjuhë sa më të thjeshtë sepse ashtu flasin ata, ndërsa për ju e di që keni mundësi të arrini krejt”, u shpreh ai.

Seanca po vazhdon edhe në këto momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat