Haradinaj: Luksemburgu partner i Kosovës në rrugën evropiane

Aktuale

Haradinaj: Luksemburgu partner i Kosovës në rrugën evropiane

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj në takim me ambasadorin jorezident të Dukës së Madh të Luksemburgut, Paul Pierre Jean Schmit

Luksemburgu është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, andaj bashkëpunimi ynë në të gjitha fushat me këtë shtet, do të thellohet edhe në të ardhmen.

Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ambasadorin jorezident të Dukës së Madh të Luksemburgut, Paul Pierre Jean Schmit.

Në këtë takim, ku e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, kryeministri Haradinaj falënderoi për ndihmën e shumanshme që Luksemburgu ka dhënë për Kosovën për gjithë këto vite.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Luksemburgut në proceset euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori jorezident i Dukës së Madh të Luksemburgut, Paul Pierre Jean Schmit, theksoi gatishmërinë e vendit të tij që të mbështesë Kosovën në integrimin në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për realizimin e projekteve qeveritare të Luksemburgut në Kosovë, si dhe për investimet e vazhdueshme në fusha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat