Trupi i gjetur në Lepenc dyshohet se është i policit Armend Trena

Aktuale

Trupi i gjetur në Lepenc dyshohet se është i policit Armend Trena

Më: 3 maj 2018 Në ora: 16:44
Foto nga gjetja e nje polici

Në këto momente zhytësit në lumin Lepenc e kanë gjetur një trupin e njërit nga policët.Media, mëson së trupi i gjetur është i policit Armend Trena.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur një trup të pajetë gjatë kërkimit për dy policët e zhdukur në ditën e gjashtë të kërkimeve.

Ekipet e kërkimit janë parë duke e nxjerrë një trup nga lumi. Dyshohet se trupi i pa jetë është i policit Armend Trena.

Ndërkohë,zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, se një trup i pajetë i gjetur në Lepenc, i përket njërit nga policët që po kërkoheshin që nga e shtuna.

“Një trup i njërit nga zyrtarët e policisë është gjetur pak kilometra larg vendit të ngjarjes në drejtim të Hanit të Elezit”, tha zëdhënësi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat