Kryeprokurori i Ferizajt: Polici i gjetur nuk është vrarë

Aktuale

Kryeprokurori i Ferizajt: Polici i gjetur nuk është vrarë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 18:27
Shukri Jashari

Kryeprokurori i Prokurorisë themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka deklaruar se nga vlerësimet e para është konstatuar se polici i gjetur Malsor Dashi, nuk është vrarë por është aksidentuar, megjithatë, fjalën përfundimtare do ta jep Mjekësi Ligjore.

Sipas tij, kufoma në pjesën e poshtme të trupit, nga qafa e poshtë, nuk ka plagë, derisa identifikimi i tij është bërë nga pjesa e lartë e trupit.

Përndryshe, trupin e pajetë të Malsor Dashit e ka marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat