Rexhep Selimi: Thaçi heq dorë nga mbiemri i vet, por jo nga bisedimet me Serbinë

Aktuale

Rexhep Selimi: Thaçi heq dorë nga mbiemri i vet, por jo nga bisedimet me Serbinë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 11:36
Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi e ka aq të rëndësishme të udhëheq bisedimet me Serbinë në Bruksel, sa që heq dorë nga gjithçka tjetër por jo edhe nga drejtimi i këtyre negociatave.

Në emisionin DPT te Fidani, deputeti i VV’së ka thënë se matematikat e Presidentit Thaçi përfshijnë heqjen dorë nga secila pozitë, por jo edhe të heq dorë nga drejtimi i dialogut me Serbinë.

“Ai mund të heq dorë nga Presidenca, ai heq dorë nga kryetari i partisë, siç ka hequr dorë, nga kandidimi i ardhshëm qoftë për kryeministër apo president, provojeni dhe shikoni a po heq dorë nga kryesimi i negociatave me Serbinë. Ai heq dorë edhye nga mbiemri i vet, por jo nga kryesimi i bisedimeve”, ka thënë deputeti i VV’së.

Selimi ka thënë se bartja e përgjegjësive të Presidenti për të udhëhequr dialogun është vetëm dakordim i Thaçit me Haradinajn, ndërsa përfiton vetëm Thaçi.

Ai po ashtu e ka quajtur Thacin si bartës së agjendës së Vuciqit në Kosovë.

“Nëse Zajednica është interes i Serbisë në Kosovë, avokati më i madh i Zajednicës në Kosovë është Hashim Thaçi”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat