Drejtori i Policisë së Prishtinës në konferencën në Dablin

Aktuale

Drejtori i Policisë së Prishtinës në konferencën në Dablin

Më: 4 maj 2018 Në ora: 19:41
Pamje nga takimi

Nënkoloneli Rexhep Sijarina, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë është duke marrë pjesë në konferencën për siguri në Dablin të Irlandës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, tema e konferencës lidhet me sfidat e sigurisë bashkëkohore në Europë dhe rrugët që duhet ndjekur për menaxhimin e ngjarjeve madhore.

“Në këtë konferencë po marrin pjesë 36 shefat e policive të kryeqyteteve të Europës ku edhe kryeqyteti yne po perfaqësohet i barabartë krahas kryeqyteteve tjera”, thuhet në njoftimin e policisë së Prishtinës.

Gjatë konferencës, sipas njoftimit u përmend edhe ideja që “një nga takimet e radhës të zhvillohet në Prishtinë”.

Në njoftim tregohet se drejtori Sijarina zhvilloi shumë takime gjatë konferencës.

“Gjatë punimeve të konferencës drejtori Sijarina zhvilloi një sërë takimesh me homologët e tij nga kryeqytete të ndryshme të Europës”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të zhvillojë punimet edhe nesër, kurse konferenca e tilë e radhës do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat