Thaçi arrinë në Gjermani, tregon se çka do të bisedojnë me Merkelin

Aktuale

Thaçi arrinë në Gjermani, tregon se çka do të bisedojnë me Merkelin

Nga: N.H Më: 8 maj 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se ka arritur arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel, përcjellë “Bota sot”.

Hashim Thaçi thotë se Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Tutje ai thotë se nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë.

Ja postimi i plotë i Hashim Thacit:

Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë. Roli i saj në këto procese është përcaktues. Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat