“Rri aty mos fol deri kur ta jepi fjalën” – Blakaj reagon ndaj deklaratës fyese të Haradinajt

Aktuale

“Rri aty mos fol deri kur ta jepi fjalën” – Blakaj reagon ndaj deklaratës fyese të Haradinajt

Më: 8 maj 2018 Në ora: 19:06
Idriz Blakaj dhe Daut Haradinaj

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Kompleksëve Memoriale, Idriz Blakaj ka komentuar reagimin e ashpër të deputetit, Daut Haradinaj, i cili ditë më parë në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, u tregua i rreptë ndaj Blakajt.

Haradinaj në mesin e deputetëve i kishte thënë Blakajt, mos fol deri sa ta jepi fjalën se nuk je në kanagjeq këtu.

“Rri aty mos fol deri kur ta jepi fjalën, se s’je në kanagjegj këtu, por je para deputetëve”, i kishte thënë Haradinaj – Blakajt.

I kontaktuar nga Insajderi, Blakaj ka thënë se shprehje të tilla si e Daut Haradinajt e paraqesin nivelin e deputetëve tanë.

“Unë veç muj me thanë se shprehjet të tilla paraqesin nivelin e deputetëve tanë, dhe asgjë tjetër”, ka thënë Blakaj.

Ai ka shtuar se nuk është ndjerë absolutisht i ofenduar, duke e pas parasysh se kush i ka thënë ato fjalë.

“Unë absolut nuk jam ndjerë i ofenduar tuj e pas parasysh se prej kujt më kanë ardhë ato fjalë”, ka thënë Blakaj.

Ditë më parë Komisioni për Bujqësi moratoi raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Fjalë të rënda fyese kishte marrë edhe Ish-kryetari i komisionit për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha.

Ai ishte ofenduar rënd nga kryeministri i sotëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i kishte hedhur për fytyre një hartë Mehës, dhe një muaj më pas të njëjtin e kishte ofenduar duke i thënë pederr.

“Murat pederri me e pru edhe njëherë këtu, më falni po s’ka kështu. Nuk është ky vend bash qashtu qysh po kujtoni ju, kujt t’i qohet i pari me u tall me ne”, kishte deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat