“Të palarat” e Haradinajt, “E hangre, analizat e gjakut të kanë dalë keq”

Aktuale

“Të palarat” e Haradinajt, “E hangre, analizat e gjakut të kanë dalë keq”

Nga: P.R Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:59
Ramush Haradinaj

Profesor, Doktor, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi autorial, ka shkruar për qeverisjen e Haradinajt në këta muaj që sa ai është në pushtet.

Ai ka numëruar lëshimet që ka bërë Haradinaj, vetëm që të arrijë të bëhet kryeminisrtër.

Po, ashtu Maxharraj, shkruan edhe per numrin e madh të ministrave dhe zëvendësministrave, si dhe skandalet e Qeverisë Haradinaj.

"Kryeministri Ramush Harajdinaj do te ik, do te përkujtohet se me shumë i bani keq kësaj qeverisje se sa mire. Janë tu ja bë  gati plaçkat qe te ik, Kryeministria nuk i do njerëzit që marrin turr pa e kapërcye gardhin, dhe Ramushi mori turr dhe po ngulët në huajt e gardhit", ka shkruar Maxharraj në faqen e tij në facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Kryeministër e hangre, analizat e gjakut të kanë dalë keq.

Image
Binak Maxharraj

Nuk ekziston ndonjë njeri tjetër si Ramush Harajdinaj që gati nuk e “lëshojë shpirti” pa u bë Kryeministër, ani pse Partia e tij ne zgjedhjet e fundit Parlamentare mezi i mori nja 12 deputet. Pasiqë çështja e Kryeministrit u sarllotas andej e këndej me ne fund u bë je Koalicion midis PDK (që brenda i kishte 23 parti mahallash) me AAK dhe Nismën. Realisht PDK i takonte posti I Kryeministri te cilin edhe vete Kadri Veseli e ëndërronte. Por, ndodhi ajo e cila edhe ishte pritur nga PDK, duhej diçka me bë për të ruajtur fytyrën e Hashim Thaçit i cili kishte sharru keq  ne çështjen e demarkacionit te cilin e kundërshtonte fuqishëm Ramush Harajdinaj. Ia qiten rrethin dhe e futen ne vathë.

E thirrën Ramushin dhe i thanë: Nese vjen në koalicion me ne po  ta japim postin e Kryeministrit. E banë Kryeministër, u shashtrisë Ramushi nga gëzimi. I thanë nuk po të bëjmë Kryeministër së je burrë i mirë, por as për ndonjë salltanet tanin, por të bamë vetëm me të “shilu” pak derisa të kalojë demarkacioni. Ramushi i gëzuar si fëmija në djep shkeli në Kryeministri. I thirri vazalet e tij dhe ju ttha: Shikoni unë nuk rri këtu me këtë rrogë t ‘pshurrët ,sa grima, dhe ia rriti rrogën vetës për tri herë. Në vend së të zvogëlojë Qeverinë me ministra, e rriti atë në 21 sish. Ia nisi punës ne stilin e asaj këngës së vjetër: Sa më gëzim po shkoj në punë. Merrte vendime ne çdo mbledhje, kurse të nesërmen i anulonte.

U trimnu shumë, shkoi tu këndu edhe kurrë e thirrën me bë grushtshtet në shtet për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale sepse kishte nisë me ju dhimtë shpina, por u bane prrallë, menduan së ishte një lojë fëmijësh, por Amerika ju tha se ju deshtet te na e fusni thikën pas shpine. Menduan se do të luajnë koqe me Amerikën edhe më tutje. Por u ndanë të lagët. Ndër kohë Ramushin e kishin “shilu” mirë, e kishin trajnu mire së demarkacioni duhet me kalu. Ia prunë një leckë nga Podgorica, se do te rishikohet dhe rikorigjohet demarkacioni. Pas gjithë asaj zhurme qe bani për tri vjet për demarkacioni ra ne gjunjë, e hangër.

Pastaj ndodhi edhe surpriza tjetër kur, me një urdhër nga naltë, u rrëmbyen apo u kidnapuan ne pike te ditës për diell gjashtë qytetar Turq dhe u dportuan rreptë për ne Turqi, bile pa e ditë as familjaret e tyre, dhe pa respektuar asnjë procedurë ligjore. Dhe prap, Kryeministri I cili për çdo ditë ”shkonë me gëzim në punë” kur e pyeten çka ndodhi, ai tha vallah së di nuk me ka njoftu askush. Edhe këtë e hanger.

Por marifeti me i papëlqyer i Ramush Harajdinaj  ishte emërimi  mbi me shumë se 70 z/ministra, pra më shumë se Kina dhe shume shtete tjera të mëdha. As ai vete se dine se si janë sistemuar, shumica e tyre nuk kane edhe zyre. Këta z/ministra më shumë se gjysmën nuk i njef as vetë Kryeministri, por edhe këta z/ministra nuk e njohin mire njeri tjetrin. Sillen dhe pështillen nëpër Kryeministri si të pa kry, gati se nuk rrëzohen ndër veti se sa shumë janë. E, pati një zor Kryeministri që i solli gjithë këta z/ministra. Ai i  mori për me e siguru rahatin e tij, për me ja bë qejfin liderëve politik, që vetë të jetë i rehatshëm, së përndryshe do ta haj dreqi. Por, këtyre nuk ua ndijnë fare me pagat që duhet paguar këtyre z/ministra, sepse paguajnë taksapaguesit, qytetarët.

Një z/ministër(me asistentin dhe shoferin e tij) për një muaj i kushton buxhetit të Kosovës gati 3 mijë euro, kurse, kurse për një viti nj z/ministër i kushton buxhetit 35 mijë euro, kurse 70 z/ministra për një viti I kushtojnë shtetit hiq me pak së se 2.5oo.ooo euro. Të gjitha këto mjete këta z/ministra gati se, me ndonjë përjashtim i marrin pa punur asgjë. E mora lapsin dhe nisa te bëjë një hesap, se sikur mos ti kishim kaq shume z/ministra, por me parat qe ata i marrin do te ishin ndërtuar mbi 120 shtëpi për skamnorët që nuk kanë kulm mbi kry, tentojnë në skamje e varfëri, ikun nga vendi, e besa edhe bëjnë vetëvrasje

Ja pra kjo edhe puna e ”papunë” e këtij Kryeministri I cili edhe vete nuk din se çka bane, si  vepron, si nuk din asgjë së çka po i thonë në Kryeministri. Edhe analizat e gjakut i dolën keq. Dhe gjelat e sabahit po i tregojnë së po i vjen koha e skadimit dhe se duhet me i mbledhë plaçkat.

Dhe se shpejti Kryeministri Ramush Harajdinaj do te ik, do te përkujtohet se me shumë i bani keq kësaj qeverisje se sa mire. Janë tu ja bë  gati plaçkat qe te ik, Kryeministria nuk i do njerëzit që marrin turr pa e kapërcye gardhin, dhe Ramushi mori turr dhe po ngulët në huajt e gardhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat