Kryeparlamentari gjerman: Nuk besoj se është arritur marrëveshje për Kosovën

Aktuale

Kryeparlamentari gjerman: Nuk besoj se është arritur marrëveshje për Kosovën

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:27
Gunter Krihbaum

Kryetari i parlamentit gjerman dhe kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me BE-në, Gunter Krihbaum thotë se nuk beson se diplomatët perëndimor tashmë kanë rënë dakord për një zgjidhje për Kosovën.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Krihbaum tha se nuk e di nëse ka pasur takim mes diplomatëve të Quint-it, por që nuk beson se ka marrëveshje të arritur.

Krihbaun tha se “është e frytshme kur diplomatët takohen”, por se ai nuk di asgjë për një aranzhim të tillë.

“Unë nuk besoj se ka dhe nuk mund të ekzistojë”, ka thënë zyrtari gjerman kur u përgjigj pyetjes nëse SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia diskutuan rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbise, të cilat, siç thuhet, mund të përfundojë me një marrëveshje këtë vit.

Vuçiq tha se Serbia ka disa njohuri, por gjatë ditëve në vijim do të kuptojë çka realisht po ndodhë.

“Diçka po ndodhë, kam disa njohuri, por çka do të dimë në ditët e ardhshme”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se “të gjithë e trajtojnë Kosovën si shtet”. “Nuk është problem për mua që të them publikisht se mendojmë ndryshe”.

Sipas tij, “kjo tregon vetëm seriozitetin e Serbisë”, por interesi i Serbisë sigurisht që nuk do të hyjë në një konflikt me botën perëndimore.

“Interesi ynë është të mbrojmë vendin tonë dhe të bëjmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, tha ai.

Vendet perëndimore – SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia – u takuan në Uashington për të diskutuar rreth bisedimeve Kosovë-Serbi, raportuan mediat, por kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra palë e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat