Veseli: Sporti është shëndet, argëtim dhe i lidhë njerëzit

Aktuale

Veseli: Sporti është shëndet, argëtim dhe i lidhë njerëzit

Më: 12 maj 2018 Në ora: 18:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli vikendin e sotëm e ka kaluar në Gërmi, ku ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga “Love Plus Street Ball Kosova”.

Veseli ka vlerësuar se investimet në hapësirat e reja sportive janë të domosdoshme.   

“Një vikend i veçantë me të rinj nga e gjithë Kosova. Aktivitete sikur “Love Plus Street Ball Kosova”, është mirë të organizohen sa më shumë. Sporti është shëndet, argëtim dhe i lidhë më shumë njerëzit. Andaj, investimet në hapësira të reja sportive janë të domosdoshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat