Kryeministri spanjoll: Nuk shkoj në Sofje, s’dua të ulem në një tavolinë me Hashim Thaçin

Aktuale

Kryeministri spanjoll: Nuk shkoj në Sofje, s’dua të ulem në një tavolinë me Hashim Thaçin

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:38
Hashim Thaçi dhe Mariano Rajoi

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoi ka folur edhe një herë rreth samitit të Sofjes që do të mbahet më 17 maj me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rajoi ka thënë se Spasnja nuk mund të ulet në një tavolinë ku Kosova trajtohet si shtet, transmetojnë mediat serbe një deklaratë të tij dhënë për të përditshmen spanjolle, El Confidecial.

Rahoy ka thënë se tashmë është e qartë që ai nuk do të ulet në një tavolinë ku është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri spanjoll, megjithëse ka lobuar, ka dështuar që të shtyjë edhe partnerët tjerë evropianë të bojkotojnë samitin e Bullgarisë.

Sipas ‘El Confidencial’, Rajoi do të shkojë në Bullgari por do të takojë komunitetet lokale atje si dhe do të jetë prezent në një darkë me liderët evropianë që do të mbahet para samitit dhe më pas do të kthehet në vendin e tij.

Vendet tjera të BE’së, raportohet se po presin që kryeministri spanjoll të ndërrojë mendjen, por sipas gazetës spanjolle, kjo nuk do të jetë e mundur.

‘Nuk pritet që kryeministri të ndryshojë mendjen në minutën e fundit’, shkruan gazeta.

Tutje, gazeta spanjolle shkruan për rëndësinë e këtij samiti dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së Spanjës në këtë samit.

“Kosova është pjesë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shumë vende të Bashkimit Evropian e konsiderojnë si shumë të rëndësishme prezencën e saj në samit.

Ndërkohë, gazeta shkruan edhe për ‘hidhërimin’ e vendeve të BE’s ëme këtë vendim të Spanjës, por që, megjithatë, e kuptojnë për shkak të situatës në Kataloni.

“Shumë partner evropianë nuk janë aspak të kënaqur me vendimin, por duket se e kanë pranuar për shkak se e kuptojnë situatën në Spanjë’, shkruan teksti i gazetës spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat