Daçiq: BE të mbajë qëndrim neutral ndaj ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Daçiq: BE të mbajë qëndrim neutral ndaj ushtrisë së Kosovës

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:48
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një hap drejt destabilizimit të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai tha se këtë nuk e lejon as Kushtetuta e Kosovës dhe se e vetmja forcë ushtarake është KFOR-i.

“KFOR-i do të mbajë qëndrim neutral. BE dhe NATO shpresoj se do të vazhdojnë të mbajnë qëndrim kundër ushtrisë së Kosovës”, u shpreh kryediplomati serb.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit, duke thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në bazë të këtyre marrëveshjeve bazike, ndërsa Prishtina zyrtare, sipas tij, nuk është e interesuar për formimin e tij.

“Ndryshimet eventuale me miratimin e KS do të ishte shkelje e madhe. Transferimi i kompetencave te Prishtina do të sillte humbjen e statusit neutral që ka mbajtur deri më tash UNMIK-u sa i përket çështjes së Kosovës”, ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat