Thaçi tregon çfarë i tha Merkelit për arrestimin e Gjuriqit

Aktuale

Thaçi tregon çfarë i tha Merkelit për arrestimin e Gjuriqit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:48
Hashim Thaçi

Aleksandër Vuçiq në takimin e tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, është ankuar shumë për arrestimin e Marko Gjuriq nga institucionet e Kosovës.

Madje këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që pati me Merkel në Berlin.

“Ne jemi liderë të Ballkanit Perëndimor dhe mbi supe bartim probleme të shumta. Nganjëherë nuk mund të largohemi nga logjika e ankesave të shumta. E di që ka qenë një ankesë e gjatë e autoriteteve të Serbisë sa i përket Gjuriqit”, ka pohuar Gjuriq.

“Diçka e tillë është ngritur nga kancelarja, por shteti i Kosovës është sovran dhe ka proceduarat e veta”.

“Kosovës nuk i është dashur ajo ngjarje, është imponuar dhe është provokuar nga Serbia, por e ka marrë përgjigjen e merituar nga institucionet e vendit”.

“I kam thënë edhe Merkelit, nëse ai (Marko Gjuriq) është aq shumë i interesuar të vijë në Kosovë, ia japim edhe shtetësinë e Kosovës”.

“Unë e respektoj interesimin legjitim për qytetarët e Kosovës, por dua të theksoj se Seria është e interesuar për territor të Kosovës e jo për qytetarët serbë në Kosovë”.

“Dallimi i jonë me Serbinë qëndron në atë se ne punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa Serbia provokon tensione me synime territoriale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat