Transformimi i FSK në ushtri nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it

Aktuale

Transformimi i FSK në ushtri nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se transformimi i FSK-së në ushtri është i paraparë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe kjo nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it.

Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Kreu i Qeverisë së vendit tha se Kosova është e gatshme që nga një absorbues i sigurisë të kthehet në kontribuues të sigurisë.

“Transformimi i FSK-së në ushtri nuk nënkupton marrje e detyrave të KFOR-it. Ne e respektojmë KFOR-in dhe e vetmja gjë që ushtria e Kosovës bën është që t’ia lehtëson punës KFOR-it dhe kalojmë në kontribuues të sigurisë. Ne duhet të veprojmë një ditë. Nuk mund të presim pa kufi”, është shprehur Haradinaj.

Ai nuk ka bërë të ditur se kur do të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtri, duke thënë se një gjë e tillë megjithatë do të bëhet në të ardhmen.

 “Ambasada e SHBA-së ka ndihmuar. Tani marrja e votës është proces politik dhe jam thellë i bindur se nëse jo përmes ndryshimit kushtetues përmes ligjeve do të ndodhë. 11 për qind e pjesëtarëve të FSK-së janë nga komunitetet etnike, ndër ta edhe serbë të veriut. Nuk e precizojmë sa ditë muaj, por do të ndodhë. Qëndrimi im final ishte se me transformimin e FSK-së në ushtri askush nuk humb”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat