Fajon: Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Aktuale

Fajon: Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:31
Tanja Fajon dhe Enver Hoxhaj

Raportuesja për Kosovën Tanja Fajon ka deklaruar Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

Ajo këto deklarata i ka bërë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendësministrin e Kosovës Enver Hoxhaj.

“Patëm një takim me Zëvendës Ministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë të situatën në Kosovë. Ne ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka deklaruar Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat