‘Kosova të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë’

Aktuale

‘Kosova të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë’

Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:06
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut në Gjermani

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut në Gjermani, të përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit të këtij landi.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, në veçanti me punën e Kuvendit të Kosovës në miratimin e shumë reformave legjislative në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.

Veseli vlerësoi përkrahjen që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Në këtë drejtim, ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet, duke theksuar nevojën që, në veçanti Landi i Baden Wüttenberg-ut, ta mbështesë Kosovën në edukim profesional sipas modelit gjerman, në ekspertizë në fushën e ekonomisë dhe mbështetje në raport me integrimin evropian.

Nga ana e tyre, anëtarët e delegacionit nga Gjermania vlerësuan progresin e arritur në Kosovë dhe shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat