Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Aktuale

Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:03
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit, përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

Zeka, në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se këto të cilat po i thotë janë punë e Prokurorisë.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi, nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rrethe të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve “Vendlindja Thërret”.

“Thaçi thotë se si është e mundur ky njeri të bëhet kaq i pasur, përpos me keqpërdorimin e fondeve ‘Vendlindja Thhëret’. Akuza e dytë e Thaçit për Lladrovcin është se ky njeri është duke punuar për shërbime ndërkombëtare, për shërbime të inteligjencës së KFOR-it e të tjera”, ka thënë Zeka, duke potencuar se Lladrovci kishte kërkuar disa herë takime me Thaçin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat