Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar që direkt të komentojë deklaratën e presidentit Thaçi, lidhur me shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj.
Thaçi mbrëmë, kishte thënë se ministri Flamur Sefaj ishte shkarkuar për shkak të rastit të Gjuriqit, dhe jo për rastin e deportimit të shtetasve turq.
E Haradinaj vetëm ka treguar që ata së bashku kanë shkarkuar shefin e AKI-së.
“Shiqo unë e falendëroj presidentin përë mirëkuptim, por njëri nga të shkarkuarit ka qenë i emëruar nga të dy ne. Falendëroj presidentin për mirëkuptimin në këtë rast.Z.Sefaj është shkarkuar për shkak të dëbimit të shtetasve turq”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas Haradinajt, rasti i deportimit të shtetasve turq e ka shpëtuar Kosovën.
“Ky veprim me i shkarku këta dy,lidhur me shtetasit turq, e ka ruajtur besimin e Kosovës, dhe e ka shpëtu Kosovën. I kam përcjellë deklaratat. Në kohën e shkarkimit ka qenë bashkëpunues”, është shprehur Haradinaj.