Hahn: Duhet të arrihet zgjidhje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Hahn: Duhet të arrihet zgjidhje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:22
Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka folur edhe një herë për marrëveshjen që duhet të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.

Hahn në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se zgjidhja afatgjatë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përfshinë një marrëveshje të qëndrueshme dhe reale e cila bazohet në ligjet ndërkombëtare.

“Hapi i rradhës është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në një nivel gjithëpërfshirës për të dy palët.  Me ndihmën e Federica Mogherinit do të definohet përmbajtja e një marrëveshje ligjërisht obliguese për Prishtinën dhe Beogradin”, deklaroi Hahn.

Ndërkohë, Hahn gjatë ditës së djeshme u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ku edhe u diskutuan raportet Kosovë-Serbi, si dhe dialogu si zgjidhje e vetme e problemit mes vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat