KMDLNj takohet me drejtorin e ri të ShKK-së - Bota Sot
KMDLNj takohet me drejtorin e ri të ShKK-së

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

KMDLNj takohet me drejtorin e ri të ShKK-së

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:37
KMDLNj

Përfaqësues të KMDLNj janë takuar me drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Në takim u pajtuan se gjendja e përgjithshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës është e mirë por u cekën edhe drejtimet ku ka ngecje dhe që duhet të punohet më me përkushtim.

Drejtori Thaçi ka mirëpritur  të gjitha çështjet e ngritura nga KMDLNj dhe kërkoi që organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me monitorimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria të paraqesin rekomandimet dhe të jenë bashkëpunëtorë në përmirësimin e gjendjes dhe të kushteve për personat e privuar nga liria dhe stafin e angazhuar në këtë shërbim.

“Për KMDLNj paraqet shqetësim numri i madh i atyre që një kohë të gjatë janë ushtrues detyre, infrastruktura rreth Q.P. në Gjilan, vonesa e funksionalizimit të Q.P. në Prishtinë e që për pasojë shkakton mbipopullimin në Q.P. në Lipjan, mos-sitemimi i të miturve me masë edukative në Q.M. në Lipjan sikur edhe mos –sigurimi i ushqimit për personat e privuar nga liria në përputhje me nevojat shëndetësore”, thuhet në njoftim

KMDLNj i pohoi drejtori të ri se do të jenë bashkëpunëtorë në të gjitha çështjet të cilat do të jenë në të mirë dhe që ndikojnë në përmirësimin e trajtimit dhe kushteve për personat e privuar nga liria dhe të stafit korrektues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test