Pacolli: Pushtetit arreston studentët sepse këta rrezikojnë projektin e këtij pushteti

Aktuale

Pacolli: Pushtetit arreston studentët sepse këta rrezikojnë projektin e këtij pushteti

Nga: N.H Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:22
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook thotë se tani kur të gjithë studentët po përfundojnë ligjëratat e seminaret dhe kanë filluar të përgatiten për provimet e tyre Korabi, Hajredini, Pajtimi, Endriti, Januzi dhe Kreshniku po mbahen pa ndonjë arsye në burg.

Tutje, ajo thotë se, Korabi, Hajredini, Pajtimi, Endriti, Januzi dhe Kreshniku u arrestuan dhe u rrahën brutalisht derisa po këndonin dhe po shikonin film dokumentar në park.

Sipas deputetes së VV-së, arrestimi i tyre dhe mbajtja e tyre kaq gjatë në burg po bëhet për të frikësuar studentët dhe për t’iu treguar se mos bindja dhe mos pajtimi i tyre me pushtetin do të ndëshkohet me burg duke penguar kështu edhe vijimin e studimeve të tyre.

Ja postimi i plotë

Tani kur të gjithë studentët po përfundojnë ligjeratat e seminaret dhe kanë filluar të përgatiten për provimet e tyre Korabi, Hajredini, Pajtimi, Endriti, Januzi dhe Kreshniku po mbahen pa ndonjë arsye në burg.

Korabi, Hajredini, Pajtimi, Endriti, Januzi dhe Kreshniku u arrestuan dhe u rrahën brutalisht derisa po këndonin dhe po shikonin film dokumentar në park. Arrestimi i i tyre dhe mbajtja e tyre kaq gjatë në burg po bëhet për të frikësuar studentët dhe për t’iu treguar se mos bindja dhe mos pajtimi i tyre me pushtetin do të ndëshkohet me burg duke penguar kështu edhe vijimin e studimeve të tyre.

Pushtetit arreston studentët aktivistë sepse këta rrezikojnë projektin e këtij pushteti. Ky pushtet, përmes kapjes së Universitetit, ka investuar shumë në projektin e tyre për më shumë studentë pasivë që pa ndonjë kundërshtim pranojnë për pro-rektore edhe gruan e Presidentit e edhe profesorë të pushtetit me diploma të falsifikuara dhe me publikime në revista fiktive.

Ky vend, më shumë se kurrë, ka nevojë për studentë aktivistë të cilët iu prijnë ndryshimeve. Andaj persekutimi dhe burgosja e tyre do të forcojë tutje vullnetin e të gjithë studentëve dhe të gjithë në një të ardhme të afërt do të ngriten kundër këtij pushteti i cili cdo ditë po shkatërron të ardhmen e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat