Deputetët e LDK-së pritën në takim delegacionin nga Departamenti i Shtetit të kryesuar nga zyrtari i lartë Ilan Goodman

Aktuale

Deputetët e LDK-së pritën në takim delegacionin nga Departamenti i Shtetit të kryesuar nga zyrtari i lartë Ilan Goodman

Nga: N.A Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:45
Deputetët e Lidhjes Demokratike te Kosovës

Deputetët e Lidhjes Demokratike te Kosovës, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë pasur një takim me një delegacion nga Departamenti i Shtetit të kryesuar nga zyrtari i lartë Ilan Goodman.

Tutje ata kanë theksuar se  në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend si dhe për rolin e GP të LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi

Më poshtë mund te lexoni statusin e plotë:

Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend si dhe për rolin e GP të LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
z. Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi z. Goodman si dhe stafin e deskut për Kosovën në DASH, për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.
z. Goodman vlerësoi lart rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe konfirmoi qëndrimin e SHBA-së për proceset e ardhshme që e presin vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat