Thaçi: Nga dialogu nuk do të fitojë askush 100 për qind - Bota Sot
Thaçi: Nga dialogu nuk do të fitojë askush 100 për qind

Aktuale

E mërkurë, 24 tetor 2018

Thaçi: Nga dialogu nuk do të fitojë askush 100 për qind

Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:46
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se procesi i ardhshëm për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jetë fare i lehtë dhe askush nuk do të fitojë 100 për qind, duke theksuar se Kosova do ta ruajë integritetin dhe sovranitetin e vet territorial.

“Fundi i dialogut do t’i mundësojë Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB”, u ka thënë ai gazetarëve në Sofje, pas takimit me Federica Mogherinin.

Ai ka shtuar se me iniciativë të Mogherinit është mbajtur takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin është folur e hapave konkretë e konstruktivë në procesin e ardhshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Jemi pajtuar që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit dhe përkrahjen e SHBA-së, e të shteteve tjera që duan të na ndihmojnë”, ka thënë Thaçi. “Jemi të vetëdijshëm se askush nuk do të fitojë 100 për qind, por e sigurt është se Kosova dhe Serbia me arritjen e marrëveshjes detyruese ligjore do të bëhen pjesë e familjes evropiane”.

Thaçi po ashtu ka theksuar se është i sigurt se procesi do të përfundojë me fitore të të dy palëve, përkatësisht Kosova dhe Serbia do të kenë të ardhme konkrete evropiane, dhe nuk do të rrezikohet asnjëri nga këto dy shtete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test