Projektligji për Qeverinë do të rregullojë edhe numrin e zëvendësministrave

Aktuale

Projektligji për Qeverinë do të rregullojë edhe numrin e zëvendësministrave

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:48
Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, ka mbajt takimin e parë, ku është dakorduar që ky projektligj t’i nënshtrohet një konsultimi të gjërë të ekspertëve.

Sa i përket këtij projektligji, Besnik Tahiri, pas takim tha se është me rëndësi që ta trajtojnë dhe aspektin kushtetues sa i përket ligjit për Qeverinë.

“Njëherë e përgjithmonë t’i shfuqizojmë rregulloret që rregullojnë aspektin administrativ. Kjo çka dua të them me përgjegjësinë më të madhe është se nisja e këtij procesi është marrë me seriozitet të madh. Ajo që unë do të bëjë do të përpiloj një proces shumë të detajuar të konsultimit për këtë ligj, do t’i paraprije me një analizë profesionale. Me një fokus serioz ne mundemi me prodhu një bazë deri në fund të vitit. Ligji për qeverinë nuk e rregullon pagën”, tha ai.

Ndërsa i pyetur rreth numrit të ministrive dhe zv ministrave ai tha këtij ligji do t’i paraprijë një analizë e thjeshtë se çka do të ndodhë edhe në këtë aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat